Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Gonxhja kandidat për Bashkinë e Tiranës? Ministri befason me përgjigjen…

by Rilindje
04/09/2026
in TË TJERA
Gonxhja kandidat për Bashkinë e Tiranës? Ministri befason me përgjigjen…

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka komentuar zërat për ndryshime të mundshme në qeveri, si dhe përfshirjen e emrit të tij në diskutimet për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Gonxhja e konsideroi krenari faktin që emri i tij lakohet për një post të tillë, por theksoi se nuk është ambicia e tij drejtimi i Tiranës. Po ashtu ai vuri në dukje se pozicioni i ministrit është i përkohshëm dhe askush nuk është i pazëvendësueshëm.

“Kjo është një pyetje e drejtpërdrejtë, e vështirë, sepse unë nuk kam se si… sepse gjithë qenia ime, prezenca ime, roli dhe kontributi im përgjatë këtyre viteve tregon që unë kam pasur një vokacion timin për të shërbyer në administratën publike. Në parim apriori mendoj që çdo njeri do të ishte i nderuar, nëse do të ishte i konsideruar, ju thatë i përmendur, dhe natyrisht do ishte një krenari në rast se mendon se qytetarët, mediat, apo opinioni, mund të mendonte që ky zotëri ka vlera dhe mund t’i japë atë që sot është detyra më e vështirë, drejtimi i bashkisë. Por përtej një falënderimi nga ana ime, kjo s’ka lidhje fare me ambicien time, apo me diçka që mund të jetë konkretisht e lidhur me mua. Nuk besoj që të ketë një zhvillim”, tha Gonxhja.

I pyetur nëse do t’i vinte keq që të mos jetë më pjesë e kabinetit qeveritar, Gonxhja u shpreh: “Si mund të më vijë keq nëse do isha po ai që jam. Është e drejtë e strukturave të Kryesisë së partisë, është natyrisht jo lobim personal, është jo synim personal, s’do ishte as bukur, as korrekte, që të ishte kjo një gjë që nis nga personi. Është një privilegj i jashtëzakonshëm puna që bëj, por kjo s’duhet të bëjë të harrosh, që je një nga elementët që shtyn përpara mjetin në lëvizje që ka nevojë për energji dhe fuqi të reja. Gonxhja sot është nesër s’është. Ne jemi individë që jemi të përkohshëm. Ministri është aty politik dhe është në funksion të spektrit të kryeministrit”.

NGA KATEGORIA

“Je gazetarja më…”/ Sali Berisha sulmon Klodiana Lalën: Kam hallin mos t’u…
TË TJERA

“Je gazetarja më…”/ Sali Berisha sulmon Klodiana Lalën: Kam hallin mos t’u…

12/11/2026
9 muaj në qeli! Veliaj kërkesë të pazakontë GJKKO: Po më mohoni të drejtat! Dua…
TË TJERA

“Për herë të fundit!”/ Çfarë po ndodh me Veliajn në burg? Avokati letër urgjente…

09/11/2026
LAJMI I FUNDIT/ Jep dorëheqjen kreu i Portit të Durrësit! Zbulohet EMRI i drejtuesit të ri…
TË TJERA

LAJMI I FUNDIT/ Jep dorëheqjen kreu i Portit të Durrësit! Zbulohet EMRI i drejtuesit të ri…

09/11/2026
Ndryshojnë rregullat për punësimet në administratë/ Çfarë duhet të dini…
TË TJERA

Ndryshojnë rregullat për punësimet në administratë/ Çfarë duhet të dini…

08/11/2026
Kujdes nëse fluturoni me Ryanair! Nga 10 nëntori ndodh NDRYSHIMI…
TË TJERA

Kujdes nëse fluturoni me Ryanair! Nga 10 nëntori ndodh NDRYSHIMI…

08/11/2026
“Arresto Berishën!”/ Protestuesit përplasen me demokratët: Nuk ua lëmë…
TË TJERA

“Arresto Berishën!”/ Protestuesit përplasen me demokratët: Nuk ua lëmë…

07/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026
Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…
POLITIKË

Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…

14/11/2026
Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…
POLITIKË

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…

14/11/2026
Përplasja me Ramën/ Reagon me një mesazh të koduar Spiropali: Mbani frymën…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ U përjashtua apo jo? Ky është VENDIMI final për Elisa Spiropalin…

14/11/2026
“Harroi që unë jam Skëndërbeu”/ Prapaskenat, Rama përplaset me Spiropalin: Mos i gjuaj me…
POLITIKË

“Harroi që unë jam Skëndërbeu”/ Prapaskenat, Rama përplaset me Spiropalin: Mos i gjuaj me…

14/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!