Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Përplasja për pagat e magjistratëve, Kushtetuesja i përgjigjet Ramës: Vendimi…

by Rilindje
07/09/2026
in TË TJERA
Përplasja për pagat e magjistratëve, Kushtetuesja i përgjigjet Ramës: Vendimi…

Gjykata Kushtetuese i bën edhe një herë thirrje Kuvendit që të zgjidhë sa më parë çështjen e përcaktimit të pagave referencë për sistemin e drejtësisë, si zbatim i vendimit të saj në shkurt 2026.

Përmes një reagimi lidhur me përplasjen prej më shumë se një javë pasi bllokimit të pagave në prokurori e gjykata, Kushtetuesja thotë se vendimi i saj i arsyetuar e ka shumë të qartë qëndrimin e gjykatës dhe institucionet duhet të zbatohen në tërësinë e tyre.

“Në lidhje me diskutimet publike për çështjen e pagave të magjistratëve, Gjykata Kushtetuese vlerëson të nevojshme të sqarojë se për këtë çështje është shprehur tashmë me vendimin nr. 15, datë 17.02.2026. Përmes këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar standardin kushtetues të zbatueshëm, duke evidentuar njëkohësisht detyrimet që burojnë prej tij për autoritetet përgjegjëse. Arsyetimi dhe dispozitivi i vendimit përbëjnë qëndrimin zyrtar të Gjykatës për çështjen e shqyrtuar dhe, për rrjedhojë ato duhet të lexohen e të zbatohen në tërësinë e tyre, në përputhje me parimet kushtetuese të përcaktuara në të. Gjykata rithekson se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Respektimi dhe zbatimi i tyre përbën një kërkesë të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues dhe është i lidhur ngushtësisht me parimin e shtetit të së drejtës dhe të sigurisë juridike”, thuhet në reagimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në fund kushtetuesja i jep një përgjigje edhe faktit se vetë ajo çoi në thesar listpagesat me llogaritjen e vjetër, që u komentua gjerësisht, edhe nga vetë Kryeministri Edi Rama që e cilësoi këtë një tregues se edhe “vetë Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit dhe nuk kuturiset të hapë vetë derën e thesarit të shtetit”.

Por gjyqtarët kushtetues thonë se përllogaritja që ata kanë bërë për muajin gusht ishte vetëm në varësi të buxhetit që ajo ka në dispozicion dhe nuk mund të interpretohet si vënie në dyshim e efekteve juridike të vendimit të vetë saj në shkurt 2026 dhe as për detyrimet që ky vendim sjell për autoritetet përgjegjëse për zbatimin e tij, Kuvendin dhe qeverinë. Me fjalë të thjeshtë Kushtetuesja thotë se gjykatat dhe prokuroritë që kanë fonde, mund të vazhdojnë me pagat e reja.

“Në këtë kuptim, Gjykata sqaron se mënyra e përllogaritjes dhe e ekzekutimit të pagave në administrimin e brendshëm të saj, në varësi të fondeve buxhetore në dispozicion, nuk mund të interpretohet si përcaktuese për efektet juridike të vendimit nr. 15, datë 17.02.2026 dhe as për detyrimet që ky vendim sjell për autoritetet përgjegjëse për zbatimin e tij”, vijon reagimi.

NGA KATEGORIA

“Je gazetarja më…”/ Sali Berisha sulmon Klodiana Lalën: Kam hallin mos t’u…
TË TJERA

“Je gazetarja më…”/ Sali Berisha sulmon Klodiana Lalën: Kam hallin mos t’u…

12/11/2026
9 muaj në qeli! Veliaj kërkesë të pazakontë GJKKO: Po më mohoni të drejtat! Dua…
TË TJERA

“Për herë të fundit!”/ Çfarë po ndodh me Veliajn në burg? Avokati letër urgjente…

09/11/2026
LAJMI I FUNDIT/ Jep dorëheqjen kreu i Portit të Durrësit! Zbulohet EMRI i drejtuesit të ri…
TË TJERA

LAJMI I FUNDIT/ Jep dorëheqjen kreu i Portit të Durrësit! Zbulohet EMRI i drejtuesit të ri…

09/11/2026
Ndryshojnë rregullat për punësimet në administratë/ Çfarë duhet të dini…
TË TJERA

Ndryshojnë rregullat për punësimet në administratë/ Çfarë duhet të dini…

08/11/2026
Kujdes nëse fluturoni me Ryanair! Nga 10 nëntori ndodh NDRYSHIMI…
TË TJERA

Kujdes nëse fluturoni me Ryanair! Nga 10 nëntori ndodh NDRYSHIMI…

08/11/2026
“Arresto Berishën!”/ Protestuesit përplasen me demokratët: Nuk ua lëmë…
TË TJERA

“Arresto Berishën!”/ Protestuesit përplasen me demokratët: Nuk ua lëmë…

07/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026
Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…
POLITIKË

Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…

14/11/2026
Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…
POLITIKË

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…

14/11/2026
Përplasja me Ramën/ Reagon me një mesazh të koduar Spiropali: Mbani frymën…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ U përjashtua apo jo? Ky është VENDIMI final për Elisa Spiropalin…

14/11/2026
“Harroi që unë jam Skëndërbeu”/ Prapaskenat, Rama përplaset me Spiropalin: Mos i gjuaj me…
POLITIKË

“Harroi që unë jam Skëndërbeu”/ Prapaskenat, Rama përplaset me Spiropalin: Mos i gjuaj me…

14/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!