Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj bëri deklaratën e fortë duke pretenduar se Belinda Balluku emëron ministra në kabinetin qeveritar.
Gjatë intervistës për gazetarin Çim Peka, Ahmetaj pretendon se Belinda Balluku e kërcënon Ramën, nëse ia prek të emëruarit.
Arben Ahmetaj: “Nuk ka zgjedhje me këtë, sepse ka vjedhur rregullat e lojës. Paratë e kanë zhdukur fushën. Struktura e Belinda Ballukut dhe e kreut të organizatës dhe në AKSH, dhe në energji dhe në Kadastër është e fortë e vazhdon. Struktura nuk është cenuar. Struktura është më e fortë se kurrë. Belinda Balluku emëron ministra dhe e kërcënon Ramën nëse ia prek ministrat. E masakruan ish-ministrin e Shëndetësisë, për një ligj, që do të bëjë ky një kartel të vetin. Protesta është shpëtimi i Shqipërisë“












