Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Rroga marramendëse! Publikohen pagat: Ja sa kushton kërkesa e gjyqtarëve…

by Rilindje
10/09/2026
in AKTUALITET
Rroga marramendëse! Publikohen pagat: Ja sa kushton kërkesa e gjyqtarëve…

Ministri i Financave, Petrit Malaj ka reaguar pas kallëzimit penal të depozituar ndaj tij, lidhur me refuzimin për të ekzekutuar pagesa shtesë për gjyqtarët dhe prokurorët.

Malaj ka publikuar gjithashtu pagat marramendëse te gjyqtarëve të cilat nisin minimalisht nga 3.7 milionë lekë të vjetra (4,000 euro) dhe synojnë të bëhen mbi 6 milionë lekë (6,300 euro), shifra marramendëse për jetesën në vendin tonë.

Në reagimin e tij, në rrjetet sociale ministri ka bërë publike edhe faturën financiare të kërkesave të magjistratëve, duke thënë se ato do t’i kushtonin buxhetit të shtetit rreth 40 milionë euro shtesë çdo vit, ndërsa për periudhën 2023-2026 efekti do të arrinte në 125 milionë euro.

》POSTIMI I PETRIT MALAJT:

“Të kallëzohesh sepse po zbaton ligjin, nga garantët e barazisë para ligjit! Sot, në Ministrinë e Financave u depozitua një kallëzim penal për mua si titullar i institucionit, Sekretarin e Përgjithshëm dhe drejtorët e thesarit në të gjithë Shqipërinë.

Arsyeja: Kemi refuzuar të hapim dyert e thesarit të shtetit për të nxjerrë që aty pa vendim të Parlamentit një volum të konsiderueshëm parash, si shtesë rroge për gjyqtarët dhe prokurorët.

Nuk dua të bëj asnjë polemikë me askënd dhe as të risqaroj pozicionin e Ministrisë së Financave, ndërkohë që është thënë publikisht nga qeveria shqiptare dhe përfaqësuesit e Parlamentit, se askush nuk do të pengojë adresimin e çështjes së pagave sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo do të ndodhë më 17 shtator, kur të miratohet ligji që i jep Ministrisë së Financave të drejtën administrative të veprimit.

Por, kjo nuk i ka penguar përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor që të përshkallëzojnë konfliktin me ekzekutivin duke nënshkruar një kallëzim penal që do ta marrë me siguri historia.

Ndërkohë unë sot dua t’u bëj me dije qytetarëve sa kushton kërkesa e kallzuesve të nderuar, sipas shkallës së pagave:

Gjyqtar i Shkallës së Parë:

Është: 376,381 Lekë

Kërkohet: 567,421 Lekë

Gjyqtar i Shkallës së Dytë

Është: 388,927 Lekë

Kërkohet: 586,335 Lekë

Gjyqtar i GJKKO

Është: 401,473 Lekë

Kërkohet: 605,350 Lekë

Efekti total në buxhetin e shtetit me këto kërkesa është 40 milionë euro shtesë, çdo vit. Por nuk mbyllet këtu.

Magjistratët kërkojnë rishikim të pagave për periudhën 2023-2026 me një efekt në buxhetin e shtetit 125 milionë euro.

Ndërkohë u them drejtorëve të Thesarit në të gjithë Shqipërinë dhe Sekretarit të Përgjithshëm, që sot u kallëzuan së bashku me mua, se duhet të vazhdojnë ta kryejnë detyrën e tyre me qetësi dhe pa u intimiduar, duke ruajtur gjithmonë me rigorozitet financat e shtetit, të udhëhequr nga ligji”, shkruan Ministri.

NGA KATEGORIA

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…

14/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kobëtar, makinat bëhen “copë-copë”, 5 persona…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kombëtar, 3 motra dhe një foshnjë…

13/11/2026
Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm
AKTUALITET

Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm

13/11/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

Pllakos zia në mjekësi/ Humb jetën doktori i mirënjohur në qytetin…

13/11/2026
Alarm për stuhi të forta! Meteorologia jep paralajmërimin e fortë: Ditën e premte, kush rrezikon…
AKTUALITET

Alarm për stuhi të forta! Meteorologia jep paralajmërimin e fortë: Ditën e premte, kush rrezikon…

12/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026
Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…
POLITIKË

Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…

14/11/2026
Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…
POLITIKË

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…

14/11/2026
Përplasja me Ramën/ Reagon me një mesazh të koduar Spiropali: Mbani frymën…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ U përjashtua apo jo? Ky është VENDIMI final për Elisa Spiropalin…

14/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!