Saturday, September 12, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Karrigia e nxehtë e Ministrit të Brendshëm, a do arrijë Ervin Demo të thyejë ‘mallkimin’…

by Rilindje
12/09/2026
in POLITIKË
Karrigia e nxehtë e Ministrit të Brendshëm, a do arrijë Ervin Demo të thyejë ‘mallkimin’…

Besfort Lamallari prej ditës së sotme, e gjen veten të shkarkuar nga posti i Ministrit të Brendshëm, detyrë të cilën e mori në muajin Mars, duke u bërë një nga ministrat më jetëshkurtër në këtë post. Por edhe paraardhësit e tij, nuk kanë qenë më me fat, ndërsa Ministria e Brendshme, ka qenë një nga sektorët më me shumë ndryshime përgjatë këtyre katër mandateve të qeverisë Rama.

Të paktën 10 ministra janë ndryshuar në harkun kohor të 13 viteve, ndërsa Punët e Brendshme duken një mision i vështirë, herë nga akuza të ngritura nga drejtësia, dhe herë të tjera nga ngjarje të rënda kriminale, që kanë diktuar karriget e secilit prej titullarëve.

Personi i parë që Edi Rama i besoi Ministrinë e Brendshme në vitin 2013 ishte Saimir Tahiri, deputet në qarkun e Tiranës, dhe një nga emrat më premtues për të ngjitur shkallët e karrierës në Partinë Socialiste. Edhe pse i etiketuar shpesh si njeriu që i ndryshoi faqen Policisë së Shtetit, Tahiri do të largohej pa mbaruar mandati i parë i qeverisë Rama, pas akuzave që u ngritën ndaj tij për kanabizimin e vendit, dhe për kushërinjtë e tij të lidhur me trafikun e drogës.Tahiri e la detyrën në 19 Mars 2017, për t’u përballur më pas si qytetar i zakonshëm me drejtësinë, e cila e dënoi me disa vite burg, pas një kalvari të gjatë përballjesh, që u konkludua me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Pas Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme, qëndroi për disa muaj Fatmir Xhafaj, detyra e të cilit do të ndërpritej në mes, me emërimin e qeverisë teknike, pas marrëveshjes së famshme Rama-Basha të 17 Majit. Në vend të Xhafajt u emërua Dritan Demiraj, i cili e mbajti detyrën deri në 13 Shtator, pasi socialistët ia dolën të fitonin edhe njëherë tjetër zgjedhjet.

Xhafajt do t’i besohej sërish Ministria e Brendshme nga Rama, në herën e dytë që do të qëndronte në krye të karriges. Xhafaj u rikthye në detyrë më 13 shtator 2017 dhe e la postin më 6 nëntor 2018, kur dha dorëheqjen. Edhe Xhafaj nuk i shpëtoi sulmeve politike, me dosjen e famshme Babale, ku vëllai i tij akuzohej për përfshirjen në trafikun e drogës, një denoncim që rezultoi të ishte kallëzim i rremë, dhe për të cilin disa vite më vonë do të vuante një dënim me disa muaj burg, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Një tjetër ministër që u largua pa shumë gjurmë nga Punët e Brendshme, ishte Sandër Lleshaj. Ai e mori detyrën në 23 nëntor 2018 dhe e la më 17 dhjetor 2020, pas protestave qytetare, për shkak të vrasjes së të riut Klodian Rasha, nga një efektiv policie. Ngjarja u tentua të manipulohej, dhe i pari që u sakrifikua ishte vetë Lleshaj.

Ndërkohë që Bledi Çuçi, një politikan me eksperiencë tashmë në radhët e socialistëve, e drejtoi Ministrinë e Brendshme për rreth dy vite e gjysmë. Ai e mori detyrën në 18 dhjetor 2020 dhe e la më 13 korrik 2023.

Edhe Taulant Balla, një nga socialistët ‘veteranë’ të parlamentit, e provoi shijen e karriges së ministrit të brendshëm, një eksperiencë e cila edhe për të rezultoi e shkurtër. Balla e mori detyrën më 15 korrik 2023 dhe e la më 30 korrik 2024.

Pas tij, në krye të Ministrisë së Brendshme erdhi Ervin Hoxha, një figurë disi teknike, dhe me pak peshë politike asokohe në Partinë socialiste. Hoxha qëndroi në këtë detyrë nga data 30 korrik 2024 deri në shtator 2025.

Albana Koçiu do të ishte e para grua në krye të Ministrisë së Brendshme, duke thyer një rekord për përfaqësimin gjinor, por jo për kohëzgjatjen në detyrë. Albana Koçiu e mbajti detyrën e ministres nga data 19 shtator 2025 deri në 6 mars 2026.

Ajo u largua nga Ministria, për të marrë postin e numrit dy në qeveri, ndërsa vendin e saj e zuri Besfort Lamallari. Ky i fundit e mbajti këtë post deri ditën e sotme, kur u njoftua shkarkimi, dhe emërimi i Ervin Demos në krye të Ministrisë së Brendshme. Tashmë do të jetë detyra e Demos, për të thyer ‘mallkimin’ e Ministrisë së Brendshme, sfidë të cilën ia komunikoi edhe Rama gjatë prezantimit të sotshëm, teksa u shpreh: “Ose bëje, ose lëre fare”, duke i kujtuar socialistit që karrigia që iu besua nuk do të jetë e lehtë.

NGA KATEGORIA

Trump premton 5 mijë dollarë nëse fiton/ Manjani tallet më PD-në: Nëse do e bënte Rama këtë…
POLITIKË

Trump premton 5 mijë dollarë nëse fiton/ Manjani tallet më PD-në: Nëse do e bënte Rama këtë…

11/09/2026
Kush do të zëvendësojë Ballukun? Rama “shuan dilemat” për posin e zv/kryeministrit…
POLITIKË

Dalin EMRAT/ Kush janë deputetët socialistë që “refuzuan” urdhrin e Edi Ramës…

11/09/2026
Po sfidon Altin Dumanin dhe SPAK-un, kush e takoi Berishën në Amerikë…
POLITIKË

Po sfidon Altin Dumanin dhe SPAK-un, kush e takoi Berishën në Amerikë…

11/09/2026
Pritet “furtuna”/ Kush do të shkarkohet nga qeveria? Rama kryen LËVIZJEN urgjente: Sot…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në qeveri, LARGOHET një tjetër ministër i Edi Ramës

11/09/2026
Erion Veliaj me “një këmbë” jashtë burgut? Gazetari Artan Hoxha jep lajmin e bujshëm…
POLITIKË

Erion Veliaj me “një këmbë” jashtë burgut? Gazetari Artan Hoxha jep lajmin e bujshëm…

11/09/2026
Shkarkimi i Veliajt/ Kush janë 2 këshilltarët e PS dhe një i opozitës që largohen nga salla…
POLITIKË

“Të hënën të jetë gati”/ Bashkia e Tiranës lëshon URDHRIN e prerë: Bëni këtë gjë…

11/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Ndodh ndryshimi DRASTIK i motit! Sinoptikania befason: Pas datës 12 shtator…
AKTUALITET

Ndodh ndryshimi DRASTIK i motit! Sinoptikania befason: Pas datës 12 shtator…

12/09/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kombëtar, makina përmbyset në mes të rrugë, 3 persona…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kombëtar, makina përmbyset në mes të rrugë, 3 persona…

12/09/2026
Protesta e Zvërnecit/ Rama paralajmëron sërish qytetarët: Kujdes nga “kokat” e…
EDI RAMA

Protesta e Zvërnecit/ Rama paralajmëron sërish qytetarët: Kujdes nga “kokat” e…

12/09/2026
Karrigia e nxehtë e Ministrit të Brendshëm, a do arrijë Ervin Demo të thyejë ‘mallkimin’…
POLITIKË

Karrigia e nxehtë e Ministrit të Brendshëm, a do arrijë Ervin Demo të thyejë ‘mallkimin’…

12/09/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Shuhet profesori! Ndahet nga jeta ish-deputeti shqiptar…

11/09/2026
Trump premton 5 mijë dollarë nëse fiton/ Manjani tallet më PD-në: Nëse do e bënte Rama këtë…
POLITIKË

Trump premton 5 mijë dollarë nëse fiton/ Manjani tallet më PD-në: Nëse do e bënte Rama këtë…

11/09/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!