Wednesday, September 16, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Dil jashtë”/ U përplas me Edi Ramën në mbledhje, Egla Ceno flet për përballjen me kryeministrin: Ai u çua…

by Rilindje
13/09/2026
in POLITIKË
“Dil jashtë”/ U përplas me Edi Ramën në mbledhje, Egla Ceno flet për përballjen me kryeministrin: Ai u çua…

Mes debateve dhe përplasjeve, kështu është zhvilluar mbledhja e kësaj të diele mes kryeministrit Edi Rama dhe komunitetit të Poliçanit.

Përpos kryebashkiakut, Adriatik Zotkaj, pjesë e përplasjes me kreun e qeverisë ka qenë edhe aktorja Egla Ceno, e cila me urdhër të kryeministrit është nxjerrë më pas jashtë sallës.

Ky fakt i fundit është bërë me dije nga vetë Ceno përmes një deklarate për Top Channel. Aktorja ka treguar se kërkesa e saj ka qenë vetëm që kryeministri ta dëgjonte, ndërkohë që ky i fundit i kishte kërkuar që të dilte jashtë nga salla.

Aktorja tha se përfaqësuesit e Poliçanit kishin marrë pjesë në takim me qëllimin për të shprehur shqetësimet e tyre lidhur me ndarjen territoriale dhe të paraqisnin qëndrimin e komunitetit. Sipas saj, pas fjalës së disa qytetarëve, diskutimi u ndërpre nga kryeministri, i cili vijoi me një fjalimin e tij, ndërsa kërkesat për replikë nga të pranishmit nuk u morën parasysh.

Në një moment, Ceno i ka kërkuar Ramës nëse qytetarët do të kishin mundësi të flisnin dhe të dëgjoheshin. Kërkesa e saj, sipas rrëfimit të aktores, është shoqëruar me tension dhe me urdhrin që ajo të largohej nga salla.

“Ishim një grup përfaqësuesish nga Poliçani për të bërë një dëgjesë për Territorialen. Poliçani është një qytet që e ka shprehur shumë herë mendimin e tij. Ministri Demo u dha fjalën qytetarëve, folën vetëm 2 prej tyre. Pastaj ndërhyri kryeministri dhe tha: “Ok, ok, se nuk jemi në një mbledhje për të dëgjuar sa mirë jetohet në Poliçan”, dhe fillon një fjalim që kishte pyetje, kishte përgjigje vetë, kishte djem nga salla që ngrinin dorën për të replikuar, po asnjë nuk u lejua të flasë.

Kur ishte drejt funditi thashë: “A mund të flasim, a do na dëgjoni?”. Më tha: “Dil jashtë”. “Po mo”, i thashë, “dal edhe jashtë”, por më thanë që kemi ardhur sepse kryeministri do na dëgjojë zërin. “Dil jashtë”, të lutem, i thashë. “Jo, mos m’u drejto kështu.”

Rama u çua shumë i irrituar dhe tha: “Ndërpritet mbledhja derisa të dali zonja jashtë. Në ato momente, i gjithë komuniteti u bë bashkë me mua dhe dolëm të gjithë jashtë. Nuk pati as provokime nga ana jonë. Unë vetëm i kërkova të na dëgjonte dhe të flisnim”, u shpreh Egla Ceno.

https://rilindje.info/wp-content/uploads/2026/09/Me-tha-‘dil-jashte-Egla-Ceno-rrefen-debatin-me-Ramen-ne-takimin-per-Reformen-Territoriale-.mp4

NGA KATEGORIA

Klevis Balliu gjen zgjidhjen për “korrupsionin”: Të shkrihet SPAK dhe të merret…
POLITIKË

Klevis Balliu gjen zgjidhjen për “korrupsionin”: Të shkrihet SPAK dhe të merret…

15/09/2026
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon me urgjencë Edi Rama: Askush s’do t’ia…
POLITIKË

Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon me urgjencë Edi Rama: Askush s’do t’ia…

15/09/2026
Ilir Meta kërkon lirinë/ Ja çfarë pritet të ndodhë pas 1 jave me ish-presidentin
POLITIKË

Kërkoi të dalë nga burgu/ LAJM I FUNDIT: GJKKO jep këtë vendim për Ilir Metën…

15/09/2026
Kërkoi lirinë/ LAJM I FUNDIT: Gjykata e Lartë jep vendimin “final” për Erion Veliajn
POLITIKË

Kërkoi lirinë/ LAJM I FUNDIT: Gjykata e Lartë jep vendimin “final” për Erion Veliajn

15/09/2026
Gaz Bardhi befason: Do të votoj i pari ligjin e Edi Ramës që…
POLITIKË

Gaz Bardhi befason: Do të votoj i pari ligjin e Edi Ramës që…

14/09/2026
Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…

14/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Rama udhëtim në SHBA/ Pritet të dekorohet me çmim nga Trump, zbulohen detaje
BOTA

Rama udhëtim në SHBA/ Pritet të dekorohet me çmim nga Trump, zbulohen detaje

15/09/2026
Të moshuarit e presin me padurim! Qeveria Rama jep LAJMIN e MIRË për pensionistët…
EDI RAMA

Të moshuarit e presin me padurim! Qeveria Rama jep LAJMIN e MIRË për pensionistët…

15/09/2026
Vendimi i Gjykatës së Hagës/ Reagojnë familjarët e ish-krerëve të UÇK-së…
BOTA

Vendimi i Gjykatës së Hagës/ Reagojnë familjarët e ish-krerëve të UÇK-së…

15/09/2026
Klevis Balliu gjen zgjidhjen për “korrupsionin”: Të shkrihet SPAK dhe të merret…
POLITIKË

Klevis Balliu gjen zgjidhjen për “korrupsionin”: Të shkrihet SPAK dhe të merret…

15/09/2026
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon me urgjencë Edi Rama: Askush s’do t’ia…
POLITIKË

Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon me urgjencë Edi Rama: Askush s’do t’ia…

15/09/2026
Ilir Meta kërkon lirinë/ Ja çfarë pritet të ndodhë pas 1 jave me ish-presidentin
POLITIKË

Kërkoi të dalë nga burgu/ LAJM I FUNDIT: GJKKO jep këtë vendim për Ilir Metën…

15/09/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!