Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e Ilir Metës për të mos qëndruar më në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore.
Vendimi është marrë nga gjyqtarja Saida Dollani dhe sipas raportimeve, Meta do të vijojë të marrë pjesë në procesin gjyqësor duke qëndruar në sallë, pranë avokatit të tij.
Meta u lejua të dilte nga kafazi gjatë shqyrtimit të çështjes që lidhet me afatet e paraburgimit, e cila po shqyrtohet nga gjyqtarja Dollani.
Gjatë seancës, gjyqtarja urdhëroi që ish-presidenti të ulej në sallën e gjyqit, përkrah mbrojtësit të tij. Ndërkohë, shqyrtimi i kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurisë është shtyrë për shkak të mungesës së trupit gjykues.
Seanca për këtë kërkesë pritet të zhvillohet ditën e nesërme.












