Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn.
“Togat e zeza” kanë vendosur që t’ia shuajnë shpresat Erion Veliajt i cili prej shkurtit të 2024 ndodhet në qeli. Seanca e cila nisi mëngjesin e kësaj të marte në Gjykatën e Lartë, u përmbyll me një vendim: “Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në burg!”
Pritshmëritë për lirimin e kryebashkiakut ishin të larta, ku jo më larg se mbrëmjen e së hënës, vetë avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi se një masë më e lehtë sigurie do të vendosej për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Mirëpo, vendimi i ditës së sotme i ka dhënë fund këtyre aludimeve, duke lënë në fuqi masën e vendosur nga Apeli i GJKKO-së për lënien në burg të kryebashkiakut.
Kujtojmë se Kushtetuesja vendosi që t’ia rikthente Gjykatës së Lartë shqyrtimin e kërkesës për masën e sigurisë ndaj Veliajt, duke argumentuar se duhet të jepen arsye më të qarta se përse nuk është e përshtatshme aplikimi i një mase tjetër më të butë sigurie, përveç “arrestit me burg”.












