Kryeministri Edi Rama ka njoftuar zhvillimin e nismës “Prania besnike”, e cila do të zhvillohet këtë të premte në të gjithë vendin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka bërë me dije se aktiviteti do të nisë neser (te premten) në orën 17:00.
Sipas njoftimit, drejtues politikë, ministra, deputetë dhe zëvendësministra do të jenë në terren për të takuar qytetarët, në vend që të mbyllin aktivitetin zyrtar me përfundimin e javës së punës.
“Prania besnike, e premte 17:00 në të gjithë Shqipërinë”, shkroi kryeministri Rama.
Nisma synon që përfaqësuesit e qeverisë dhe të strukturave politike të jenë më pranë qytetarëve edhe gjatë orarit të përcaktuar për të premten pasdite.












