Monday, September 21, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Çfarë u tha nga Rama në takimin me diasporën në SHBA: Nuk jemi…

by Rilindje
21/09/2026
in EDI RAMA
Çfarë u tha nga Rama në takimin me diasporën në SHBA: Nuk jemi…

Kryeministri Edi Rama mbërriti ditën e djeshme në SHBA, në kuadër të javës së Kombeve të Bashkuara.

Teksa ashtu siç lajmëroi edhe vetë, ai e nisi këtë vizitë me një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, për të cilët dha edhe një lajm të mirë: hapjen e konsullatës shqiptare në Michigan.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme së shpejti do të hapë konsullatën shqiptare dhe besoj që është vendimi i duhur dhe i merituar”, u shpreh Rama.

Kryeministri e nisi fjalën e tij duke sjellë në vëmendje një fakt simbolik nga Michigani, ku sipas tij disa vite më parë ishte regjistruar për herë të parë një flamingo si vizitor, duke e lidhur këtë edhe me simbolin që kanë marrë flamingot në shqipëri këto muajt e fundit, për shkak të protestave.

Sipas tij, shqiptarët nuk jetojnë më me logjikën e vjetër se “ka dhe më keq”, por gjithnjë e më shumë kërkojnë që gjërat të bëhen më mirë.

Më tej ai u shpreh se marrëdhënia mes emigantit shqiptar dhe vendit ka ndryshuar, sipas tij për shkak të transformimit ekonomik të Shqipërisë.

“Tani ju në Shqipëri nuk dërgoni më para për bukë apo për ilaçe, për mbijetesë. 90 për qind e familjeve kanë përfituar këto 35 vjet së paku një herë nga diaspora shqiptare. Tani ne nuk jemi një vend mbijetese, por një vend shprese”, u shpreh Rama.

Rama shtoi ndër të tjera se diaspora nuk duhet të shihet thjesht si një burim remitancash. Teksa përmendi edhe votën e diasporës në zgjedhjet e fundit dhe tha se tashmë po ndërtohet një strategji më e gjerë në kuadër të “Shqipërisë 2030”, me diasporën në qendër të saj.

“Diaspora nuk është një llogari bankare e atdheut, por është një rrjet i madh njerëzish që mbajnë sytë nga atdheu. Tani kemi një strategji më të gjerë të Shqipërisë 2030, e cila e ka në qendër të vëmendjes diasporën. Ne po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës, që do të jetë një dritare unike për t’u lidhur me Shqipërinë”, u shpreh ai

Më tej kreu i qeverisë, konsideroi si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë, shqiptarët që jetojnë dhe punojnë përtej oqeanit. “Ambasadorët më të mirë të Shqipërisë këtu janë shqiptarët që i ngrenë emrin Shqipërisë. Sot vizitova një biznes shqiptar në SHBA, ku dola në fotografi së paku me 40 bjonde amerikane. Nuk besoj se ka gjë më domethënëse për Shqipërinë se kjo”, tha Rama.

Nga “flamingot” te konsullata shqiptare, çfarë u tha nga

Rama ne foto me punetoret e nje biznesi shqiptar ne Michigan

Në vijim të fjalës së tij, Rama u ndal edhe te vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Shqipëria s’mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por ata duhet të vendosin të bëjmë gjithçka për ta zhbërë atë vendim kundër atyre katër burrave”, tha ai.

Gjithashtu në afërsi të hotelit ku u zhvillua takimi, një grup personash organizuan edhe një protestë në distancë. Mes pankartave dhe thirrjeve përmendeshin “Rama në burg” dhe “Berisha në burg”. Takimi pati edhe një moment simbolik në fund, kur fëmijët e shkollës shqipe në Michigan i dhuruan kryeministrit një punim të përgatitur për të, ku shrkuhen “Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama”, i rrethuar nga emrat dhe firmat e fëmijëve.

Nga “flamingot” te konsullata shqiptare, çfarë u tha nga

NGA KATEGORIA

Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…
EDI RAMA

Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…

21/09/2026
LAJM I FUNDIT/ Edi Rama sapo mbërrin në SHBA, njofton takimin me…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama sapo mbërrin në SHBA, njofton takimin me…

20/09/2026
Kryeministri Rama jep lajmin: Në 2025 do të kemi “projektin e ri” për të ndryshuar…
EDI RAMA

“Preket çdo qytet i Shqipërisë!”/ Rama tregon LAJMIN E MIRË: Sjell këtë ndryshim DRASTIK…

20/09/2026
Kush është arsyja? Rama largohet nga Shqipëria, fluturon drejt shtetit të largët…
EDI RAMA

Kush është arsyja? Rama largohet nga Shqipëria, fluturon drejt shtetit të largët…

19/09/2026
A do të ketë shkarkime? Ministrat në “ankth”, çfarë pritet sot nga Edi Rama…
EDI RAMA

“U mbush kupa!”/ Rama jep paralajmërimin për biznesin: Mos mendoni se…

18/09/2026
Më shumë se 2 orë brenda “Vilës”, përfundon takimi i Edi Ramës me ministrat, çfarë u diskutua…
EDI RAMA

Më shumë se 2 orë brenda “Vilës”, përfundon takimi i Edi Ramës me ministrat, çfarë u diskutua…

18/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Përplasja për pagat e magjistratëve, Kushtetuesja i përgjigjet Ramës: Vendimi…
AKTUALITET

Kryeministri i ftoi të ulen në tryezë, Unioni i Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës, ja LËVIZJA e papritur…

21/09/2026
Autostrada Tiranë – Durrës bllokohet sot dhe nesër, ARRSH njofton shoferët: Bëni kujdes…
AKTUALITET

Autostrada Tiranë – Durrës bllokohet sot dhe nesër, ARRSH njofton shoferët: Bëni kujdes…

21/09/2026
LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku në qytetin…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Humbje e papritur! Ndërron jetë mjeku i njohur i QSUT-së (EMRI)

21/09/2026
Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…
EDI RAMA

Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…

21/09/2026
Çfarë u tha nga Rama në takimin me diasporën në SHBA: Nuk jemi…
EDI RAMA

Çfarë u tha nga Rama në takimin me diasporën në SHBA: Nuk jemi…

21/09/2026
Jepet ALARMI për Shqiptarët: Kujdes! Nëse ju vjen ky mesazh në telefon…
AKTUALITET

Jepet ALARMI për Shqiptarët: Kujdes! Nëse ju vjen ky mesazh në telefon…

20/09/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!