Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, konfirmon se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florian Binajt për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 2027.
I ftuar në “Report TV”, Lapaj deklaroi se marrëveshja e arritur vitin e kaluar për mbështetjen e kandidatit të pavarur Florian Binaj mbetet në fuqi për lëvizjen që ai drejton.
“Kur u vendos për garën për Tiranën, ramë dakord që të mbështesim kandidatin Florian Binaj. Ne i qëndrojmë akoma. Këta tani ndryshuan mendje. Tani më kërkoni mua llogari që lëvizën këta të tjerët”, u shpreh Lapaj.
Ai përjashtoi mundësinë që “Shqipëria Bëhet” të mbështesë një kandidat të propozuar nga PD-ja, duke sfiduar këtë të fundit që të bashkohet rreth një kandidature të propozuar prej tyre.












