Gazetari dhe drejtuesi i CNA, Elvi Fundo, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” po identifikohet personi ende anonim që ka kallëzuar Erion Veliajn.
Ai tha se avokati ka folur për një zarf me barkod që është çuar në postë dhe kjo do ta zbulojë.
“Një lajm i mirë edhe për Tan Hoxhën. Nesti Angoni po identifikohet, u zhvillua seanca e kaluar për Veliajn. Plarent Ndreca tha se është një zarf me barkod që është çuar me postë dhe mund ta indentifikojë avokati Ndreca…
Ka një detaj edhe për videon e Ndrecës sot te SPAK. Veliaj kërkonte jo ne burgun e Fierit, jo te Trauma. Ai ka bërë vizitat dhe ka rënë dakord dhe kirurgu është shumë i mirë, Alfred Gega, që është thirrur për traumat. Këtu është në debat shterpë sepse sipas ligjit të burgjeve çdo i paraburgosur dhe i burgosur mund të shkojë të vizitohet në çdo klinikë, por kur të operohet duhet të shkojë në klinikë.
E theu këmbën duke laajtur futboll dhe është kuruar në spitalin salus. Ka dy muaj kjo. Këmba është ngjitur dh eke një tendinë përpara thyerjes së këmbës. Spitali Memorarial dhe doktori turk i ka thënë se nuk e ke emergjente. Sot në SPAK, Plarent Ndreca ka thënë që jemi dakord në çdo spital, por të jetë doktori ynë. Këta gjejnë hapësira për të bërë lajme. Erion Veliaj, po të dojë jep dorëheqjen dhe ikën në shtëpi”- tha Fundo.












