Thursday, November 26, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

“Fitore” për studentët/ Gjykata Kushtetuese “godet” Qeverinë, pezullohen…

by Rilindje
26/11/2026
in AKTUALITET
“Fitore” për studentët/ Gjykata Kushtetuese “godet” Qeverinë, pezullohen…

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve duke pezulluar një nga pikat e paketës anti-dhunë. Konkretisht bëhet fjalë për vendosjen e gjobave ndaj protestuesve, për bllokim rrugësh. Kjo është fitorja e parë e studentëve kundër paketës “anti-dhunë” që qeveria miratoi për mbarëvajtjen e protestave.

“Më 26.11.2026, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese shqyrtoi kërkesën për pezullimin e pjesshëm të zbatimit të aktit normativ nr. 5, datë 28.10.2026, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8773, datë 23.04.2001, ‘Për tubimet’”. Në përfundim të shqyrtimit, Mbledhja e Gjyqtarëve, me shumicë votash, vendosi:

1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës për pezullim. 

2. Pezullimin e zbatimit të nenit 5 të aktit normativ, në pjesën që shton nenin 24/1, pika 2, të ligjit “Për tubimet”. Kjo dispozitë parashikon sanksion administrativ për bllokimin e rrugëve automobilistike ose të akseve rrugore gjatë një tubimi, me pasojë pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit”, shkruhet mes të tjerash në vendim.

Gjithashtu, Gjykata vendosi që çështja të shqyrtohet me përparësi. Ndërkohë, kërkesa për shfuqizimin e aktit normativ është kaluar për shqyrtim në seancë plenare publike, më 25 nëntor 2026.

“Kërkesa për pezullim u paraqit nga Qendra “Res Publica”, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë, Qendra për Ruajtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri dhe grupimet informale studentore “Studentët n’Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”, të cilat kanë kërkuar edhe shfuqizimin në tërësi të aktit normativ“, vijon më tej njoftimi i Gjykatës Kushtetuese.

Paketa anti-dhunë është prezantuar si masë e re ligjore kundër dhunës gjatë tubimeve, të prezantuar nga kryeministri Edi Rama dhe të miratuar përmes akteve normative. Mes masave të parashikuara në këtë paketë janë edhe gjobat nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë për pjesëmarrjen në tubime të ndaluara dhe mosbindjen ndaj urdhrave të policisë, gjoba deri në 500 mijë lekë për personat e maskuar që nuk i binden urdhrit për shpërndarjen e tubimit.

Paketa parashikon gjithashtu krijimin e një regjistri të posaçëm elektronik për personat e referuar ose nën hetim për akte dhune gjatë protestave, me mundësi verifikimesh në kufi. Kompensimi nga shteti i bizneseve të dëmtuara nga aktet e dhunshme, me të drejtën për t’ua kërkuar më pas dëmshpërblimin autorëve të dëmit.

Përveç këtyre, policia mund të kufizojë përkohësisht tubimet pranë institucioneve arsimore, shëndetësore dhe shtetërore, kur ekziston rrezik konkret për dhunë ose dëmtime të rënda të pronës.

NGA KATEGORIA

LAJM I FUNDIT – Vetëvritet aktori i njohur, familjarët ndajnë lajmin e trishtë…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur dhe ish-deputeti i PS-së (FOTO)

26/11/2026
“Gledis Nano kandidat për kryetar bashkie”/ Deklarata befasuese nga…
AKTUALITET

“Gledis Nano kandidat për kryetar bashkie”/ Deklarata befasuese nga…

26/11/2026
“Tërbohet” moti/ Gjendje ALARMI për reshjet, rrezik përmbytjesh në këto qytete! Nesër pritet…
AKTUALITET

“Tërbohet” moti/ Gjendje ALARMI për reshjet, rrezik përmbytjesh në këto qytete! Nesër pritet…

25/11/2026
VIDEO/ Dëbora dhe ngricat mbulojnë këtë zonë të vendit, ja qytetet problematike…
AKTUALITET

VIDEO/ Dëbora dhe ngricat mbulojnë këtë zonë të vendit, ja qytetet problematike…

24/11/2026
VIDEO/ Bie dëbora e parë në Shqipëri, reshje të dendura dëbore në autostradën…
AKTUALITET

VIDEO/ Bie dëbora e parë në Shqipëri, reshje të dendura dëbore në autostradën…

23/11/2026
Fillimi i Dhjetorit sjell surpriza/ Meteorologia befason me parashikimin…
AKTUALITET

Fillimi i Dhjetorit sjell surpriza/ Meteorologia befason me parashikimin…

23/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Fitore” për studentët/ Gjykata Kushtetuese “godet” Qeverinë, pezullohen…
AKTUALITET

“Fitore” për studentët/ Gjykata Kushtetuese “godet” Qeverinë, pezullohen…

26/11/2026
Balla: Kush SHKARKOHET nga detyra! Të futet në rend dite EMËRIMI i pasardhësit për kreun e AKEP-it
POLITIKË

Balla: Kush SHKARKOHET nga detyra! Të futet në rend dite EMËRIMI i pasardhësit për kreun e AKEP-it

26/11/2026
LAJM I FUNDIT – Vetëvritet aktori i njohur, familjarët ndajnë lajmin e trishtë…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur dhe ish-deputeti i PS-së (FOTO)

26/11/2026
“Gledis Nano kandidat për kryetar bashkie”/ Deklarata befasuese nga…
AKTUALITET

“Gledis Nano kandidat për kryetar bashkie”/ Deklarata befasuese nga…

26/11/2026
“Të vendosë sheshi”/ Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës
POLITIKË

“Të vendosë sheshi”/ Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

26/11/2026
DËNIMET/ GJKKO del me vendim final: BURG për nënën e Monika Kryemadhit, ja kush e shpëton nga qelia…
POLITIKË

DËNIMET/ GJKKO del me vendim final: BURG për nënën e Monika Kryemadhit, ja kush e shpëton nga qelia…

26/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!