Ditën e djeshme në mbrëmje në Top Chanel, në hyrje të emisionit Top Story ka rënë pa ndjenja Grida Duma e cila është dërguar me urgjencë në spital.
Sipas “Ina-Online.net” mësohet se moderatorja ka rënë pa ndjenja si rezultat i një helmimi, shkaqet e të cilit po hetohen.
Menjëherë pas incidentit është vënë një transmetim i regjistruar, duke ndërprerë transmetimin live. Një burim i tha redaksisë sonë se Gridës, ndërsa ishte ulur në poltronën e grimit para se të hynte në emision, i ka rënë të fikët.
Sipas të njëjtit burim, thuhet se policia ka filluar menjëherë hetimet, duke pyetur stafin dhe personat që kanë shoqëruar prezantuesen gjatë ditës.












