Partia Socialiste refuzon kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për autorizimin për Belinda Ballukun, e cila tashmë për kryeministrin Rama ka avokatët e saj. Megjithatë për kreun e qeverisë ajo do të vijojë të jetë drejtuese politike e qarkut Fier.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tregoi çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura të Partisë Socialiste.
I pyetur se si kishte votuar Elisa Spiropali, Balla u shpreh se asnjë deputet nuk votoi kundër apo abstenim.
》Grida Duma: A ka pasur dy vota abstenim?
》Balla: Unë jam kryetar i Grupit dhe në fund të mbledhjes, ne bëjmë votimet, siç bëhen në seancë plenare. Unë kam drejtuar votimet për disa çështje sot. Në procesverbalin të mbledhjes time sot nuk më rezulton asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim për vendimin e mosdhënies së autorizimit të kërkesës në fjalë.
》Grida Duma: E ngriti dorën Spiropali? Po apo jo?
》Balla: Nuk kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
》Grida Duma: Nuk do të kemi asnjë surprizë ditën e enjte? Do të ketë një votë unanime të Grupit…
》Balla: Dua të sqaroj diçka. Po të mbani mend, në datën 23 shkurt, kur ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve, unë e kisha mbajtur një qëndrim, kundër dhënies së autorizimit. Megjithatë kam deklaruar se do të shkoj në Grupin Parlamentar, do të parashtrojmë vendimet tona… Në rastin tonë, kemi bërë një diskutim sot dhe kemi marrë një vendim, ku të gjithë deputetët sot në mbledhje, kanë votuar kundër dhënies së autorizimit.











