Sot (e hënë, 12 janar) priten kushte të paqëndrueshme atmosferike në territorin e vendit.
Në zonat e Veriut, Lindjes dhe Juglindjes, në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke sjellë kushte tipike dimërore, veçanërisht në zonat malore.
Sa i përket temperaturave, Instituti i Gjeoshkencavce thote se ato do të shënojnë vlera të ulëta. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale dhe maksimale do të luhaten nga -1 deri në 5 gradë Celsius.
Në zonat e ulëta pritet që temperaturat të zbresin deri në -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 5 gradë. Në zonat malore, temperaturat do të jenë më të ulëta, me vlera minimale deri në -17 gradë dhe maksimale rreth -1 gradë Celsius.












