Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për refuzimin e mazhorancës për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut, sipas kërkesës së SPAK.
Sipas Baton Haxhiut, mazhoranca nuk do të tolerojë më mungesën e profesionalizmit të prokurorëve, ndërkohë që Enton Abilekaj tha se Rama nuk ka hallin e të drejtave të njeriut apo të sigurisë juridike, por po mbron Ballukun.
“Rama po ndihet i sigurtë, që çështja e hyrjes në BE është gati e sigurtë, pasi jemi me fat që kemi gjeopolitikën si favor. E dyta që e tha, që për mua ishte ndoshta kryesore, që prilli, ose së shpejti do të përcaktohet rruga jonë dhe ky rast nuk do të ndikojë rrugën tonë për në BE. Raporti me drejtësinë, ishte kritika ndaj jo profesionalizmit, por kjo nuk do të thotë se nuk mbështet drejtësinë e pavarur. Tani thonë nuk tolerojmë më. Paradigma e re mbi drejtësinë po ndodh për shkak të Belinda Ballukut. Në Evropë nuk heton dot pa marrë një miratim para, ne nuk e kemi. Nëse ministri gjerman do të jetë i informuar se prokuroria mund të hetojë deri në fund.. Ajo që është problemi për mua, autorizimi për kufizimin e lirisë, që duhet ta bëjë parlamenti, duhet të ketë njëfarë arsyetimi. Nëse krijon standard për ti marrë dikujt lirinë, ky është një problem”, tha Haxhiu.












