Kryeministri Edi Rama është shfaqur dje në emisionet televizive për të folur për akuzat e opozitës, për “lidhje” me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal. Një ndër to ishte dhe EuroNews, ku Rama u përballë me një panel analistësh.
Gjatë debatit, kryeministri u përplas disa herë me analistin Andi Bushati, pasi ky i fundit i tha se edhe 225 mijë dollarët që McGonigal ka marrë nga Agron Neza janë një fakt në dosjen penale në SHBA. Deklaratën për paratë analisti e shoqëroi dhe me një veprim me gishta, duke irrituar dhe më tepër kryeministrin.
“Edhe lekët fakt janë, lekët fakt (qesh)”, ju drejtua Bushati Ramës, ndërkohë, Kryeministri dukshëm i irrituar ia ktheu: “Ato gishta tundja atyre që je mësuar t’ua tundësh”.