Altin Dumani theksoi se në Shqipëti nuk ka më politikanë të paprekshëm, si dhe i mëshoi faktit të konsolidimit të institucionit që drejton.
“Siç duhet edhe nga përmbajtja e materialit konstatohet një progres i arritur nga SPAK dhe një tregues që SPAK është në gjendje të kryerje në pavarësi të plotë hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë. Epoka e paprekshmërisë po lëkundet. Po ashtu rritja e kapaciteteve të SPAK ka vendosur themele të shëndosha. Besimi i partnerëve ndaj SPAK është rritur, kryesisht nga SHBA, Britania e Madhe, Zvicra dhe vendet e Amerikës Latine. Dua t’i falënderoj të gjithë për besimin që kanë pasur ndaj nesh”, tha Dumani.
Edhe pse kryeministri Edi Rama provokoi ditën e djeshme duke thënë se mund ta shkrijë kur të dojë SPAK, Dumani u duk se iu përgjigj duke thënë se qytetarët kanë fituar besimin e tyre.
”Kjo periudhë 5-vjeçare ka shërbyer për t’u konsoliduar. Besimi në drejtësi po rritet. Sërish ka sfida, por SPAK do të vazhdojë të kryejë detyrën me integritet bazuar në Kushtetutë dhe ligj. Duhet të keni besim te prokurorët tanë, ne garantojmë se asnjë forcë e jashtme s’do të na ndikojë”, përfundoi Dumani.












