Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar.
Duke u ndalur edhe ngjarjet e fundit me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Shkëmbi tha se nuk i ra 3 ditë telefoni për punë.
“Që nga dita që është arrestuar kryetari i bashkisë në kishim 3 ditë, që nuk na binte telefoni në zyrë. Mua më kapi paniku, sepse në industrinë tonë po nuk ra telefoni nuk ke punë. Shprehja që thotë çudia më e madhe 3 ditë zgjat dhe ditën e 4-tët filloi të binte telefoni. Pati një luhatje të vogël të tregut, por nuk shoh të përmbyset tregu nga kjo ngjarje. Këtë muaj nuk ka luajtur as me çmimet. Ky treg është aq i paparashikueshëm, saqë edhe Anjshtanji të vi nuk do ta parashikoj dot”, tha Shkëmbi.












