Sali Berisha ka komentuar arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Berisha është pyetur lidhur me këtë zhvillim të fundit, duke thënë se ka ardhur koha që piramida e krimit po shembet.
“Po shembet piramida e krimit, falë opozitës”, tha Berisha shkurtimisht teksa largohet nga selia e PD.
Berisha gjykon me dy standarde, pasi Saliu thotë se SPAK-u është i mirë kur “godet” majtas, ndërsa kur arreston nga opozita Prokuroria e Posaçme është e kapur nga Edi Rama. Komente me të vërtet qesharake nga Berisha i cili ndodhet nën hetim nga SPAK për aferën Partizani./ Rilindje.info












