SPAK njofton se po kryen hetime paraprake ndaj një deputeteje të Kuvendit si person i dyshuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Mësohet se deputetja e PS-së, Klotilda Bushka ndodhet nën hetim pasi akuzohet nga SPAK se ka kryer veprime aktive të kundërligjshme.
“Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases K. B. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024″, njofton SPAK.












