Deputeti Vullnet Sinaj, i cili kandidon sërish në këto zgjedhje me Partinë Socialiste në Qarkun Vlorë, ka reaguar ndaj akuzave të Sali Berishës për blerje votash.
Vullnet Sinaj i drejtohet Sali Berishës të cilin e paralajmëron se do të pësoj një humbje të madhe në zgjedhjet e sotme.
“Sali, besoja që Edi Rama e ekzagjeronte kur na argumentonte që ti je vertet një Buf kënete (se ai e ka bindje që ti ke kaluar metamorfozë nga njeri në buf) por me këtë që lexove për mua, kam shumë frikë se ai ka të drejtë! Zarfat e vetëm të këtyre zgjedhjeve o Buf i kënetës janë ato që kanë ardhur me DHL nga diaspora, të tjerat janë ALIBIA jote e turpshme e humbjes numër 100! Do mundesh keq këtë herë Sali, shumë shumë keq”, deklaron Sinaj.












