Agron Gjekmarkaj dhe Flamur Noka janë dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike, të cilët kanë ardhur për të kryer nderimet në ceremoninë mortore të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.
Vetë Sali Berisha nuk ka ardhur në ceremoni, por ka dërguar si përfaqësues të PD-së Gjekmarkajn dhe Nokën.
Berisha dhe Nano kanë pasur përballje të ashpra politike. Nano u burgos në vitin 1993, kohë kur Berisha ishte në pushtet, si i akuzuar për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata. Pavarësisht se u dënua me 12 vite burgim, Nano u lirua 3 vite më vonë pas një amnistie të dhënë nga Berisha.












