Një gjest i pazakontë ka ndodhur në Kuvend ku deputetet e opozites i kthyen kurrizin në momentin kur kryeministri Edi Rama mori fjalën ne seancen maratone për projektbuxhetin e vitit 2026.
Menjehere mes ironive, Rama iu përgjigj deputetëve të opozitës duke i thënë “keshtu ju pafsha, me faqe pas muri”.
“Ne nuk do të bëjmë asnjë rritje të kontributeve në këtë fazë. Të gjithë duhet ta dinë se gjithçka që jo më pëlqen, por më frymëzon shumë. Kështu me faqe për muri ju pafsha, kështu me faqe për muri ju pafsha gjithmonë, vetëm me shëndet aman, se na duheni gjallë,” tha Rama.












