Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është paraqitur në SPAK.
Ende nuk ka detaje mbi arsyet e shkuarjes së Këlliçit në Prokurorinë e Posaçme, por kujtojmë se më parë ligjvënësi opozitar është marrë në pyetje nga SPAK për “falsifikim dokumentesh” në lidhje me diplomën e gjimnazit.
Dosja e Belind Këlliçit po hetohet nga prokurori i Posaçëm, Elvin Gogaj, i cili po kryen verifikimet pasi janë sekuestruar të gjithë dokumentacionet në lidhje me kallëzimin që ka bërë avokati Idajet Beqiri.
Pas kallëzimit, SPAK ka vijuar punën me sekuestrimin e të gjithë dokumentacioni i nevojshëm, marrjen në pyetje të Belind Këlliçit por edhe zonjes Brikena Baxhaku e cila në kohën kur Këlliçi ka frekuentuar shkollen e mesme “Harry Fultz” ka pasur postin e nëndrejtoreshës.












