Mbrëmjen e djeshme Fieri dhe zonat përreth u tronditën nga një tërmet i fortë.
Tërmeti me magnitudë 4 ballë e shkallës Rihter dhe thellësi prej 5 km me epiqendër fshatin Kurjan, është ndjerë jo vetëm në Fier, por edhe në qytetin e Vlorës dhe zonat përreth.
Një nga banoret e fshatit Kurjan tha se njerëzit dolën në rrugë nga frika.
“Tërmeti u ndje, dolën njerëzit nga shtëpia. Ishte mbi katër ballë thonë. Dëmet do i shohim nëse ka. Njerëzit dolën në rrugë nga frika. Ishte goditje e fortë, zona jonë është mësuar me tërmete. Kjo ishte më e fortë. Po flisja me një shok më tha ‘nuk e morëm çupën, dolëm me vrap jashtë’. Ishte e frikshme”, u shpreh kryeplaku i fshatit, Tomorr Metani.