Nga qelia e burgut, Ilir Meta u ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha para Kryeministrisë.
“Ju ftoj të gjithëve të bashkohemi sot, në ora 17:00 në protestën kombëtare kundër Narkoshtetit, armikut më të egër të lirive dhe të drejtave tuaja, që ka vjedhur në mënyrë të pamëshirë dhe ka përzënë nga vendi përmes një axhende antikombëtare shpopullimi mbi 1 milion shqiptarë. E gjithë Shqipëria do të jetë sot në këmbë deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi mafioz dhe të korruptuar në çdo qelizë“, shkruan ndër të tjera Ilir Meta.
Realiteti është krejt i kundërt pasi këtë e tregojnë të gjitha sondazhet ku dyshje Berisha-Meta kanë humbur mbështetjen popullore dhe ndiqet vetëm nga një “grusht” i vogël njerëzish./ Rilindje.info /












