Një ngjarje e rëndë është raportuar në Tiranë, ku një i mitur i moshës 12-vjeçare është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga prindërit, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.
Sipas asaj që njofton policia i mituri ishte banues në Gurrë Petrelë.
“Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, njofton policia.