Kryeministri Edi Rama ka pak momente më parë për ndarjen nga jeta të liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Nano mbylli sytë këtë të premte, datë 31 Tetor 2025, në moshën 73 vjeçare, pas komplikacioneve të rënda shëndetësore.
“LAMTUMIRË KRYETAR“, shkruan Edi Rama teksa ndan fotografinë e mëposhtme të Fatos Nanos, si dhe dy emoji (figura) një të zezë dhe një zemër të thyer.
Burime për mediat bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e liderit historik të Partisë Socialiste, ka qenë e rëndë.
Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, Fatos Nano nuk ka dhënë asnjë reagim ndaj ngacmimeve të jashtme të provokuara nga mjekët.
	    	











