Në homazhet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, mori pjesë edhe ish-kryetari i Kuvendit dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të tij, Gramoz Ruçi.
Ruçi e përshkroi Nanon si një figurë të pazëvendësueshme të historisë politike shqiptare.
Ruçi tha se Nano do të mbahet mend si i vetmi politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet, dhe si i vetmi politikan që kur humbu dha dorëheqje të parevokueshme.
“Një komb e një popull e shfaq veten me njerëzit që nxjerr, por njëherësh e shfaq veten edhe për mënyrën se si i nderon dhe përkujton ata. Sot është dita që të nderojmë e të përkujtojmë Fatos Nanon. Si të parin themelues të PS, si i parë reformues i PS, si i pari demokratizues i PS, si i pari transformues i PS. Nano si lider i PS në 14 vite kur nuk ka për të ndodhur më që në harkun e 14 viteve, 4 vjet ti kalosh në izolim dhe 8 vjet ta mbash forcën politike në pushtet pikërisht në dekadën e parë të themelimit dhe transformimit të kësaj force politike si asnjë forcë politike. Do mbahet mend si i pari që në zgjedhjet para dhe të fundit që humbi dha dorëheqjen të parevokueshme duke e lënë të lirë partinë politike dhe gjeneratën re për të marrë drejtimin e kësaj force politike. Do të mbahet mend si i pari që tezën që tha se do të sakrifikoj pushte për të ndërtuar shtet, nuk e kishte thjesht një predikim, por e bëri realitet kur ishte vetë në pushtet duke i hapur rrugën dy djemve të rinj të PS për tu bërë kryeministër dhe për të lanë karrigen e kryeministrit dhe se Fatos Nano do ngelet një qytetar ekselent, një intelektual i klasit të parë, një politikan rrace dhe do të mbahet mend si i pari politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet. I paharruar kujtimi i vëllai tim dhe kryetarit tim, Fatos Nano, u prehtë i qetë ai se sot e kanë nderuar e përkujtuar përfaqësues nga territori i Shqipërisë, por jo vetëm”, tha Ruçi.
	    	











