Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj i cili kërkon lirinë.
Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e Veliajt në gjykatë, ndërsa mbrojtja kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me aktet e dosjes.
Në seancë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti veprimet hetimore 2 mujore të bëra ndaj Erion Veliajt dhe avokatët kërkuan kohë për shqyrtimin e akteve.
Në këtë kuadër, gjykata vendosi që seanca e radhës të mbahet më 23 prill, ora 09:30. Erion Veliaj kishte kërkuar revokim të masës së sigurisë dhe informacion mbi hetimet ndaj tij.












