Gazetarja dhe moderatorja Ilnisa Agolli rrëfeu momente të rëndësishme nga jeta personale dhe profesionale, duke befasuar me deklaratën e saj për mundësinë e largimit nga Shqipëria.
“Shpresoj që të iki nga Shqipëria. Mua më rri e vogël Shqipëria”, tha Agolli.
Deklarata u pasua me pyetjen për destinacionin e mundshëm, ndërsa ajo konfirmoi dëshirën për të provuar jetën në Shtetet e Bashkuara: “Unë dua që të shkoj në Amerikë. Dua të shkoj ta provoj njëherë edhe do kthehem.”
Sipas saj, kjo lëvizje lidhet edhe me një projekt personal letrar: “Do shkoj njëherë të shkruaj një libër… doja të nisja një roman për qejfin tim. Edhe dua që të shkoj të përqendrohem andej”.












