Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa ka marrë vendimin për t’u rikthyer në Shqipëri për të zbatuar vendimin e GJKKO të caktuar ndaj saj.
Me kërkesë të SPAK ndaj Ajola Xoxës është firmosur masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ndërsa ajo prej disa ditësh ndodhej në Itali.
“Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vendosur: Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, për shtetasen nën hetim AJOLA XOXA., si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”,” njofton SPAK./ Rilindje.info












