Monday, January 26, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Gjyqtarët duan rritje page/ Rama i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë”: Ky është turp kombëtar…

by Rilindje
20/01/2026
in TË TJERA
Gjyqtarët duan rritje page/ Rama i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë”: Ky është turp kombëtar…

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke u kërkuar të mos lejojnë atë që ai e quan turp kombëtar të gjyqtarëve.

Na ndiq në Instagram

Në këto momente, në institucionin e vetëm që shqyrton kushtetutshmërinë e akteve dhe ligjeve në Shqipëri, po zhvillohet mbledhja me kërkesë të dy shoqatave të gjyqtarëve, të cilët kërkojnë të drejtën që të vendosin vetë për rritjen e pagave.

Sipas Edi Ramës, ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uron që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë, duke theksuar se nëse do të ndodhë, ai do të kthehet në një turp kombëtar sepse Shqipëria do të jetë shteti i parë në botë.

“Respekte për SPAK-un që nuk iu bashkua kësaj marrëbabëzie në emër të pavarësisë së gjyqësorit”, shkruan ndër të tjera kryeministri në reagimin e tij.

Edi Rama thekson se pavarësisht kërkesës për të rritur pagat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, gjyqtarët janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që qeveria e tij i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor.

“Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim direkt për shkaqe teknike) farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, ndërkohë që janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që kjo shumicë qeverisëse i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor!

Tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave – ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uroj që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrësesi të kthehet në një turp kombëtar”, shkruan Edi Rama.

Tags: edi ramalajme shqipQeveriaRilindje.inforritje pagashShqiptaretVendimi

NGA KATEGORIA

Deklarimi i pasurive për herë të parë, befasohuni nga “skeda” e deputetes Zegjine Çaushi…
TË TJERA

Deklarimi i pasurive për herë të parë, befasohuni nga “skeda” e deputetes Zegjine Çaushi…

24/01/2026
Tatimet nisin aksionin! Merr fund “rumpalla”! Ja kush biznes e pëson…
TË TJERA

Tatimet nisin aksionin! Merr fund “rumpalla”! Ja kush biznes e pëson…

20/01/2026
Kryeministri Rama e thotë troç: Unë pa gruan time jam si…
TË TJERA

Linda Rama rrëfen jetën private me kryeministrin: Edi më mësoi se…

19/01/2026
Spiropali e thotë troç: Së shpejti në të dyja anët e Drinit do valëvitet flamuri i BE…
TË TJERA

Rama mori ftesë nga Trump, Spiropali tregon “rolin” që do ketë Shqipëria në…

19/01/2026
Renditja e IQ për botën/ Shqiptarët më të zgjuarit në Ballkan, ja vendi ku renditet vendi ynë…
TË TJERA

Renditja e IQ për botën/ Shqiptarët më të zgjuarit në Ballkan, ja vendi ku renditet vendi ynë…

18/01/2026
“Mbyllja” e RTSH-së/ Mevlan Shanaj shpërthen ndaj Ramës: Shkarko qeverinë! Është bërë…
TË TJERA

“Mbyllja” e RTSH-së/ Mevlan Shanaj shpërthen ndaj Ramës: Shkarko qeverinë! Është bërë…

17/01/2026

LAJMET E FUNDIT:

Je puthur në buzë me Edi Ramën? Ilir Vrenozi e kap në befasi, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti…
SHOWBIZ

Je puthur në buzë me Edi Ramën? Ilir Vrenozi e kap në befasi, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti…

25/01/2026
Kujdes ruani faturat! Kompensim për fëmijët: Hapat që ndiqen për të marrë “para nga shteti”…
EDI RAMA

Qeveria Rama jep 135 euro shtesë mbi rrogën, ja kush përfiton nga vendimi…

25/01/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, makinat bëhen “copë-copë”, 3 persona…

25/01/2026
E bujshme/ Rama zbulon LËVIZJEN ditën e parafundit të vitit: Nesër në orën…
EDI RAMA

“U miratua me një ‘PO’ të fortë”/ Kryeministri Rama jep lajmin: Presidenti i SHBA-së më…

25/01/2026
LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Ndahet nga jeta pedagogia e njohur e universitetit…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Ndahet nga jeta pedagogia e njohur e universitetit…

25/01/2026
Deklarimi i pasurive për herë të parë, befasohuni nga “skeda” e deputetes Iris Luarasi…
POLITIKË

Deklarimi i pasurive për herë të parë, befasohuni nga “skeda” e deputetes Iris Luarasi…

25/01/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!