Sali Berisha gëzohet për Veliajn që e arreston SPAK dhe nga ana tjetër quan Altin Dumanin pjesëtar të një organizate kriminale.
Berisha krahasan më tej arrestimin e Erion Veliajt me atë të Ilir Metës teksa thotë se ky i fundit u arrestuar në publik si të ishte bandit, ndërsa Veliaj u arrestua në një mënyrë krejt normale.
“Ku je Edvin sa miliona euro ke marrë më bashkëshorten tëndë nga paratë e helmit të tij. Ku je o Çuç, sa miliona ka marrë Delina nga paratë e krimit të Xhorxh Sorosit. Keni turp apo jo, ju. Po Ilir Meta ishte njëri prej jush dhe e morët dhe e torturuat në publik si bandit. Dora e secili prej jush është në atë goditje, përderisa duroni në krye një padriono. Ku është ai, ku është. Ku është Edi Rama, ti shoqja e Erion Veliajt. Që para nja dy javësh i thoshte, motra, shoqja, zonja. Na thoni pak, ku e keni Erionin tani, na thuaj. Ka vetëm një rrugë, keni vetëm një shteg. Të sjellim këtu Edi Ramën, ti japim duart kreut të doktrinës së përbindëshit ç’njerëzor Xhorxh Soros në Shqipëri. Njeriu që rrahte gjoksin se zvarriste ish-presidentin në rrugë“, tha Berisha.












