Nga e hëna, asnjë mjet i transportit të mallrave (kryesisht ushqimore) që furnizojnë supermarketet e Tiranës, nuk do të qarkullojë në orarin 07:00 – 09:00 të mëngjesit.
Urdhri është dhënë nga Bashkia Tiranë për të shmangur trafikun e madh si pasojë e nisjes së vitit të ri shkollor.
“Të hënën do të futemi me regjimin e ri të trafikut. Në çdo vend të botës, në orën 7:00 nuk ka njeri që vjen me makina të sjellë patatina. O merri një natë më përpara ose nuk mundet që në orën 8:00 të bësh garë kush shkon në shpejt, fëmijët në shkollë apo çipsat dhe çimçakizat në dyqan. Gjatë kohës që shkojnë fëmijët në shkollë, nga ora 7:00 me 9:00, ne do t’i pezullojmë totalisht makinat e furnizimit”, tha Veliaj.