Ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla ka marrë pjesë sot në mitingun e Sali Berishës në Itali.
Adriatik Llalla shfaqet në takimin e Berishës pavaresisht se SPAK dhe policia e kërkojnë pasi është dënuar me 2 vite burg për “fshehje pasurie”.
Ndonëse kur ishte kryeprokuror Llalla shfaqej si i paanshëm, duket se sot ai ka vendosur të dalë hapur. Llalla është shfaqur mes militantëve të PD-së duke dëgjuar me vëmendje fjalimin e Berishës.
“Autoritetet italiane kanë konfirmuar se procesi gjyqësor me objekt ekstradimin e shtetasit shqiptar Adriatik Llalla është në vazhdim e sipër…,” ka thënë Prokuroria e Posaçme më herët.
Megjithatë, edhe përse kanë kaluar më shumë se tre vite, Adriatik Llalla nuk është ekstraduar, e sot, 9 shkurt, del hapur duke ndjekur me interes të madh fjalimet e Berishës.