Gjatë seancës gjyqësore për Erion Veliaj në Gjykatën e Posaçme ka ndodhur një incident pasi është ndërprerë energjia elektrike në godinën e GJKKO dhe SPAK.
Raportohet se pas ndërprerjes së energjisë elektrike në godinën e institucionit të drejtësisë është ndezur me urgjencë gjeneratori dhe pritet që seanca të rifillojë sërish.
Erion Veliaj, i cili u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 Shkurt për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash, mbërriti mëngjesin e sotëm në ambientet e GJKKO-së për rivlerësimin e masës së sigurisë.
Po ashtu, në GJKKO është paraqitur edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi “arrest shtëpie”.












