Drejtoresha e shkollës së mesme ‘Harry Fultz’ u thirr sot (6 shkurt 2025) në SPAK në lidhje me hetimet ndaj Belind Këlliçit i cili po hetohet për falsifikimtë diplomës së gjimnazit.
Brikena Baxhaku hyri në SPAK dhe konfirmoi për gazetarët se ishte thirrur nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me dosjen e Belind Këlliçit por nuk pranoi të jepte më shumë detaje.
Dosja e Belind Këlliçit po hetohet nga prokurori i Posaçëm, Elvin Gogaj, i cili po kryen verifikimet pasi janë sekuestruar të gjithë dokumentacionet në lidhje me kallëzimin që ka bërë avokati Idajet Beqiri.
Pas kallëzimit SPAK ka vijuar punën me sekuestrimin e të gjithë dokumentacioni i nevojshëm, marrjen në pyetje të vetë Belind Këlliçit dhe tani agjentët e Byrosë morën në pyetje zonjën Baxhaku e cila në kohën kur Këlliçi ka frekuentuar këtë shkollë ka pasur postin e nëndrejtoreshës.












