Erion Braçe, që prej zgjedhjes deputet në Tiranës, ka qenë një ndër kritikët më të mëdhenj si menaxhohet kryeqyteti.
Së fundmi, ndërsa ka postuar një foto të një polici bashkiak që vendos gjobë ndaj një automjeti, Braçe ngre problemin e trafikut. Deputeti socialist thotë se Bashkia e Tiranes duhet shkundur dhe ai di s’i ta bëjë.
Nuk dihet nëse ky është një mesazh për Ramën, që ta kandidojë për kryebashkiak në zgjedhjet e ardhshme, duke parë se tashmë Tirana është kthyer në një qytet të pamenaxhueshëm, aq më tepër që ka kohë pa kryetar.
“Selite, rruga paralel me unazen; Policia e Bashkise qe gjobit per parkim te gabuar, nderkohe parkon vete edhe me gabim! Ka edhe me; Ketu ku shihni policin nuk parkohet-ndaj po ve gjoben; nderkohe 5 metra me tutje, bizneset qe kane blere buzen e rruges, parkojne e nuk gjobiten! Nderkohe akoma, trafiku litar se polici nuk mund ta vendose makinen e ti sic duhet e pastaj te bej punen! Kjo nuk eshte ligjshmeri; me paligjshmeri e para nuk zgjidhet trafiku ne Tirane! Kjo bashki duhet shkundur dhe une di si behet”, shkruan Braçe.












