Me zë dhe figurë, Sali Berisha doli mëngjesin e kësaj të enjte duke treguar se pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Edi Rama i ka fshirë të gjitha fotot me Alex Sorosin.
Por, menjëherë pas kësaj deklarate nuk ka vonuar një reagim nga aktivistja Evi Kolalari e cila ka nxjerrë “blof” gënjeshtrat e Sali Berishës. Kokalari me ironi thotë se nuk ka amerikamqë i shpëton, referuar këshilltarit të fushatës së Trump, LaCivita.
“E ka humbur fare. Rama s’ka postuar kurre foto me Alex Soros dhe as me Jared Kushner apo Ivanken. Alex Soros poston gjithmon. Complete incompetence. S’ka konsulent Amerikan qe i shpeton këta”, shkruan Kokalari.












