Mëngjesin e sotëm, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” është futur një zarf i zi, duke sjellë një vendim të rëndësishëm për garën.
Sipas njoftimit zyrtar, banori Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara për çmimin e madh.
“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet“ – thuhej në Zarfin e Zi që u lexua nga Brikena.
Kristi ishte pjesë e shtëpisë që në ditën e parë të nisjes së spektaklit, por gjatë qëndrimit të tij kishte tentuar dy herë të largohej nga shtëpia. Me leximin e zarfit u konfirmua përjashtimi i tij, si dhe anulimi i televotimit aktual.












