Prej 10 shkurtit, ditës kur u arrestua Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama nuk është larguar nga kryeqyteti duke u angazhuar pranë bashkisë më të madhe në vend.
Pasditen e sotme, Edi Rama ka lënë kryeqytetin për të udhëtuar drejt Fierit, ku zhvilloi një takim me Asamblenë Socialiste të Qarkut.
Takimi është pjesë e një procesi të rëndësishëm mobilizimi dhe riorganizimi të strukturave lokale të Partisë Socialiste, në prag të zgjedhjeve të “11 Majit”.
Rama është shoqëruar nga drejtues të tjerë të strukturave lokale të partisë, ndërkohë që mbledhja ka për qëllim forcimin e bazës dhe përgatitjen për fushatën zgjedhore.
Një ditë më parë, Rama zhvilloi një takim me punonjësit e administratës së Bashkisë së Tiranës ku premtoi se më 11 maj PS do të marrë një fitore spektakolare.












