Ish-deputeti Kujtim Gjuzi u shpreh se nëse Berisha e kandidon për kryetar bashkie për Tiranën, “non grata” ndaj kreut të PD-së hiqet për 33 ditë.
Gjuzi u shpreh se asnjë nga deputetët e opozitës nuk pranon të kandidojë për të lënë mandatin e deputetit.
“Unë nuk jam më i fortë se Ilir Meta për të marrë bashkinë e Tiranës se ai ka qenë president, kryetar kuvendi etj. Ka një pengesë. E kemi bërë një herë provë me një njeri në pesion, Halim Kosovën. E bëjmë provë nëse Sali Berisha thotë, pasi shumica nuk do të pranojnë, se nuk do të lënë mandatin ata se janë 5 milionë lekë të vjetra, se s’ka luajtur mendsh mileti, sidomos tiransit që e bëjnë llogarinë me tjegulla, atëherë, nëse nuk ka një kandidat, ne e kemi marrë bashkinë. Pse? Trami elektrik bën 6.7 miliardë dollarë, që do të thotë se nuk nevojë as të blesh vajzën presidentit Trump, se mbretin e Anglisë nuk e blen dot dhe Erion Veliaj është në burg se nuk ka realizuar tramin. Lulzim Basha është jashtë politik se për 4 vite tha se do të bënte tramin me Sali Berishën dhe nuk e bëri dhe është jashtë politikës. Ta nxjerrë Berisha nesër emrin tim në konferencë shtypi. Nuk duhen as 33 ditë që të zgjidhet puna e non gratës. Non grata ka qenë për t’u hequr. Tani ata thonë në telefon”, tha Gjuzi.












