Një Zarf i Zi ka mbërritur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Banorët janë njoftuar se përmbajtja e këtij zarfi do të lexohet në Prime e mbremjes se sotme nga moderatori Ledion Liço.
Nuk dihet se për cilin banorë ose banore është ky zarf dhe se cili rregull i shtëpisë është thyer. Nuk përjashtohet mundësia e një dënimi të rëndë apo skualifikimi të banorit që ka thyer rregullat.












