Ka ndërruar jetë drejtuesi i autobotit që u aksidentua mbrëmjen e sotme në aksin nacional Lushnjë-Berat, në Kashtebardh.
Burime bëjnë me dije se ai po transportonte ma autobot karburant në momentin kur u përplas me një mjet bujqësor, zetor. Nga përplasja e fortë, autoboti përfundoi i përmbysur në një kanal kullues.
Shoferi mbeti i bllokuar në autobot dhe për minuta të tëra, banorët e zonës, efektivët e Policisë dhe zjarrfikësit u mundua ta nxirrnin, por fatkeqëlsisht e kanë nxjerrë nga mjeti pa shenja jete.
Policia ndodhet në vendion e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.