Si lider i kësaj jave, Vëllai i Madh ka vendosur që të sfidojë Gjestin me valixhen e tundimeve.
Nëpërmjet një zarfi të bardhë, Gjesti ka zbuluar rolin e tij në këtë sfidë. Ai do vendoste të merrte ose jo këtë valixhe, e cila ka shpërblime dhe dënime që mund të jenë për të ose për të gjithë banorët.
Valixhja ka 7 zarfe që Gjesti duhet t’i hapë, e nëse nuk i hap brenda afatit të caktuar bëhen të pavlefshme.
Banori hapi zarfin e parë në të cilin shkruhej: “Gjesti, për dy javët e ardhshme nuk mund të flesh më me Eglin. Duhet të zgjedhësh një banor tjetër me të cilin do ndash shtratin gjatë kësaj periudhe. Banori i zgjedhur nga ti nuk mund të thotë “Jo”. Zgjedhja duhet të bëhet tani”
Pasi lexoi zarfin Gjesti zgjodhi “Rizartën”, levizje e cila pritet te shkaktoje xhelozi nga ana e Eglit.












