Ish-këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla është paraqitur gjatë mesditës së sotme në SPAK.
Bëhet me dije nga burimet për media se ai ka hyrë atje pak minuta më parë, teksa vijon ende të jetë brenda ambienteve të SPAK.
Megjithatë, nuk ka informacione se për çfarë ai mund të jetë thirrur nga prokurorët, nëse është në cilësinë e personit që ka dijeni për ndonjë rast nën hetim, apo nëse ndaj tij ka nisur hetim nga SPAK.
Kujtojmë se, vite më parë Ilir Kulla ka dalë në raportet e mediave dhe autoriteteve italiane si i përfshirë në një fushatë kundër qeverisë shqiptare dhe Edi Ramës, për gjasme groposjen e 1,300 kontejnerëve me mbetje nga Italia.












