Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot në mbrëmje zonën e Fierit, me epiqendër pranë fshatit Çifçi.
Tërmeti me magnitudë 4 ballë e shkallës Rihter dhe thellësi prej 5 km, është ndjerë jo vetëm në Fier, por edhe në qytetin e Vlorës dhe zonat përreth.
Sipas raportimeve, lëkundjet kanë ndodhur rreth orës 19:32, duke i tronditur banorët, të cilët kanë dalë të shqetësuar në rrugë. Deri tani, nuk janë raportuar dëme materiale apo të lënduar.